Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për preferencat e këtij subjekti për udhëheqjen e ministrive të caktuara.
Konjufca në “Debat Plus” ka thënë se është mirë që disa ministri të shkojnë me atë parti të cilës i takon kryeministri, përcjell Telegrafi.
“Ministria e Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave janë shumë të rëndësishme për Lëvizjen Vetëvendosje pasi me këto kauza është identifikuar sa ishte në opozitë”.
Ai ka thënë se sidomos ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme janë të rëndësishme pasi kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
“Ne jemi shumë të interesuar të sjellim sundimin e ligjit. E përmes këtyre ministrive mund ta bëjmë sjelljen e ligjit”.
I pyetur për emrin e Veton Surroit si një anëtarë i mundshëm i kabinetit qeveritar, Konjufca ka thënë se ende nuk është mbledhur partia për të diskutuar për emra të caktuar.
Ai ka thënë se në Qeverinë Kurti nuk do të kenë ndikim mbiemrat e caktuar për t’u punësuar pa të drejtë në institucione.
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...