Konjufca sot bënë homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci dhe te varri i heroit Agron Rrahmani

07:51 | 12 Maj 2022

Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca sot do të bëjë homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci.

Homazhet do të mbahen në ora 9:30 në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, shkruan arbresh.info.

“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca për sot, 12 maj 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci. Koha: 9:30. Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Konjufca sot do të bëjë homazhe edhe te varri i heroit Agron Rrahmani.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. Koha: 10:00. Vendi: Varrezat e Dëshmorëve, Velani”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara