Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta formojë e vetme qeverinë e re, duke nënvizuar nevojën për krijimin e një koalicioni pas rezultatit zgjedhor.
Ai bëri të ditur se Vetëvendosja u ka drejtuar një letër vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se gjuha e përdorur në komunikim është ajo e partneritetit dhe bashkëpunimit.
“Sa i përket letrës, i është drejtuar vetëm LDK-së, ndërsa gjuha që do të përdorim është një gjuhë e partneritetit dhe bashkëpunimit. Vetëvendosja i ka pasur pozicionet shumë transparente, qëllimi ynë ka qenë me e vazhdu një qeverisje siç e kemi. Ne e kemi pasur qëllimin për 500 mijë vota, nuk e kemi arritur, tash e kemi një skenar tjetër.”, tha Konjufca.
“Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...