Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur për demokracinë në subjektin e tij politik, ka thënë se për vendime të rëndësishme, siç është kandidatura për Kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, e jo të tjerët.
Konjufca këto komente i ka bërë kur është pyetur lidhur me deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili kishte thënë se më herët ishin pajtuar që Shpend Ahmeti të jetë kandidat i opozitës për Kryeministër.
“Me zgjedh Kryeministrin e një partie tjetër politike, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Dhe kjo nuk ka ndodhë në historinë politike të Evropës”, ka thënë Konjufca, në “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum.
Madje, duke folur për këtë çështje, ai ka thënë se “Ramush Haradinaj po ia zgjedh Vetëvendosjes, Kryeministrin. Kjo është katastrofë, ngase në këtë mënyrë Vetëvendosje bjen në pikën zero dhe ia hup çdo objektiv Vetëvendosjes”.
“Jo, more. Kjo asht absurde, se Vetëvendosje ka degë e nëndegë, struktura e Këshillin e Përgjithshëm, të cilat e zgjedhin kandidatin për Kryeministër”, ka thënë Konjufca.
https://www.youtube.com/watch?v=1WfOEPxLzgk
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin