Konjufca flet me Minxhozin për pandeminë dhe zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

15:19 | 7 Prill 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, transmeton arbresh.info.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në  këtë takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin z. Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar Kosovës.

Të dy kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri, Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara