Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media së bashku me kreun e VV-së, Albin Kurti ka thënë se dje ka përfunduar edhe afati kohor që ata i patën dhënë institucioneve të Kosovës me kërkesat e parashtruara në marshin e 5 nëntorit, në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, raporotn arbresh.info.
Ai ka thënë se njëra prje kërkesave të tyre ka qenë edhe një hetim i pavarur.
“Në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizreni, VV më 5 nëntor pat organizuar një marsh protestues me kërkesa të qarta për institucionet e Kosovës. Aty ka qenë një afat i dhënë për institucionet nga ky marsh me kërkesa dhe në ditën e djeshme është kryer ky afati për t’u përgjigjur në këto kërkesa. Deri më tash asnjëra nuk është realizuar prej këtyre, dhe njëra prej kërkesave kryesore ka qenë edhe një hetim i pavarur”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, kërkesat e tjera kanë qenë edhe shkarkimi i disa prej udhëheqësve të institucioneve përgjegjëse.
“Kërkesë ka qenë shkarkimi i Dhurata Hoxhës atëherë si ministre e drejtësisë, edhe pse tash ka ndërruar digasterin ajo vazhdon të jetë në Qeveri. Shkarkimi i Shpend Maxhunit e këtyre që është drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Nexhmi Krasniqi- komandat në rajonin e Pejës, Fatos Makolli në kuadër të policisë si drejtor kundër terrorizmit. Nga Këshilli Prokurorial kemi kërkuar shkarkimin e tre prokurorëve që ishin të kyçur në rastin e 5 aktivistëve: Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdyrrahim Islami”, ka deklaruar ai.
Konjufca ka shtuar se figurat shtetërore po manipulojnë me vrasjen e Astrit Deharit./arbresh.info/
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...