Ka dështuar edhe sot seanca e thirrur nga opozita për të nxjerr një rezolutë ku ia pamundëson presidentit të Kosovës Hashim Thaçi shkuarjen në Bruksel në bisedime me presidentin e Serbisë.
Kjo pasi që nuk kishte kuorum pasi që në sallë nuk erdhi asnjë deputet nga partitë në pozitë.
Pas ndërprerjes së punimeve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se tashmë po bëhet e qartë që Kuvendi nuk po funksionon sepse atë po e bojkoton shumica.
“Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, aty ku mazhoranca bojkoton duhet të shpërbehet ai Kuvend. Pushteti nuk ndjehet i sigurt me deputetët e vet. Dje ishte një lojë e Nismës, nuk ishte e sinqertë. Kryeministri nuk e sheh të denjë t’iu përgjigjet nënshkrimeve të deputeteve-identifikojmë krizë institucionale”, tha Konjufca.
Sipas tij ky format i dialogut duhet të ndërpritet, duke e quajtur dështak presidentin Hashim Thaçi.
“Jo dështaku me shku me na tregu qysh ndahet Kosova”, tha Konjufca.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron