Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Lawler.
Në këtë letër, kongresisti Lawler e ka falënderuar kryeministrin për takimin që bashkë zhvilluan në New York në shtator të këtij viti. Ai theksoi se mbështetja për Republikën e Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe dypartiake.
“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e kongresisti Lawler.
Ai i shprehu urimet e tij kryeministrit dhe familjes së tij në këtë sezon festiv, dhe tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv vitin e ardhshëm.
Kryeministri Kurti dhe kongresisti Lawler ishin takuar në New York në fund të muajit shtator, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresisti Lawler, njëherësh është edhe anëtar i Komitetit për Punët të Jashtme në kongresin amerikan.
Përkthimi jozyrtar në shqip i letrës së kongresistit republikan, Michael V. Lawler:
24 dhjetor 2025
I nderuar Kryeministër Kurti,
Shpresoj që ky mesazh ju gjen mirë, ndërsa po i afrohemi fundvitit.
E çmova mundësinë për t’u takuar gjatë vizitës suaj të fundit në Shtetet e Bashkuara. Ju faleminderit që ndatë informacione rreth progresit të Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Mbështetja për Republikën e Kosovës mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Teksa sezoni festiv po afrohet, ju shpreh urimet e mia më të mira juve dhe familjes suaj. Mezi po pres të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm.
Sinqerisht,
Michael V. Lawler
Kongresist
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...