Policia e Kosovës ka arrestuar një person pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shume të parave.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas arrestimit, i dyshuari tentoi t’i korruptojë policët, duke u ofruar mito.
Kësisoj, “ofrimi i mitos” është një tjetër vepër me të cilën do të ngarkohet.
“Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinës dhe zyrtarët e Fushë Kosovës, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave. Përveç veprës për të cilën u arrestua, i dyshuari S.Sh, (mashkull), ai ngarkohet edhe për ofrim të mitos”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...