Policia njofton se sot në pikë kalimin kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, policët kufitarë, së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një udhëtari nga Kosova kanë hasur në një revole me gaz me 28 copë fishekë.
“Lidhur me rastin, me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’. Arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar pas intervistimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...