Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre fillimisht janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...