Dogana e Kosovës, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.
“Njësit e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar ti hudhur tutje. Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejten se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës, sasia si në vijim:
Cigare pa banderolle Ashima – 3800 cope cigare
Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare
Cigare pa banderolle Belagio – 5000 cope cigare
Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare
Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare .
Cigaret pa banderolle jane konfiskuar dhe pales i jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës