Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në një market të kryeqytetit ka konfiskuar 121-copë x 2€ monedha metalike për të cilat dyshohet se kishin qenë të falsifikuara, transmeton arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë:
Prishtinë 29.06.2020-12:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kishin shkuar në market për t’i këmbyer 121-copë x 2€ monedha metalike në monedha të letrës, por monedhat metalike dyshohet se kishin qenë të falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar monedhat e dyshuara. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...