Konferenca teatrore me temën: “Teatri, mes artit dhe politikës”, që u mbajt në Prishtinë, ka zgjuar interesim të madh. Përfaqësues nga bota akademike, artistike dhe zyrtarë drejtues të institucioneve kulturore, kanë debatuar të premten për gjëndjen e teatrit në Kosovë dhe alternativat për të përmirësuar situatën.
Drejtoresha e përgjithshme e konferencës Prof.Elmaze Nura në hapje të konferencës u shpreh se ky është vetëm fillimi i një cikli debatesh që synojnë avancimin e teatrit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen teatrot në Kosovë.
Ajo theksoi se rekomandimet nga ky diskutim, do t’i dorëzohen Ministrisë së Kulturës, që të përfshihen në politikat dhe vendimmarrjen legjislative e buxhetore që prek teatrin.
Përfaqësuesi i MKRS-së dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të kulturës, e vlerësoi organizimin e kësaj konference duke theksuar se Ministria po harton legjislacion të ri për teatrin dhe do ta zgjidhë edhe çështjen e financimit të qëndrueshëm të teatrove.
Përpos pjesës hapëse, konferenca u zhvillua në dy sesione: Sesioni i pare me temë bosht: “Ndikimi i politikës në kulturën teatrore nacionale dhe në identitetin e saj”. Ndërkaq, sesioni i dytë e trajtoi temën bosht: “Autonomia krijuese, estetika teatrore dhe politikat administrative”. Panelistët Prof. Mentor Zymberaj, Prof. Drita Begolli, Z. Reshat Sahitaj, Prof. Fadil Hysaj, Z. Agron Gërguri, Prof. Emin Emini, kanë nxitur debat me prezantimet e tyre.
Kjo është hera e parë që organizohet një konferencë e tillë në vendin tonë, ku janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohet sot teatri në Kosovë. Një kontribut me përvojën e tyre e dhanë në këtë aktivitet edhe krerët e drejtorive kulturore të dy komunave të mëdha, Pejës dhe Gjilanit. Drejtori Engelbert Zefaj dhe drejtoresha Shpresa Hajdari, folën rreth vështirësive të shumta me të cilat përballen teatrot në komuna.
Pjesë e konferencës kanë qenë edhe studentët e Fakultetit të Arteve që kanë shtruar pyetje të ndryshme për panelistët pjesëmarrës. Konferenca është mbështetur nga MKRS-ja, Ministria e Diasporës dhe organizata Cult Club, që merret me aktivitete të teatrit.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës