Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se Inspektoriati i komunës ka mbyllur tri biznese.
Kjo sipas Jasharit, pasi që të njejtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet.
I pari i Skenderajt, ka bërë të ditur se me rastin po merret Prokuroria e Shtetit./arbresh.info

Postimi i plotë:
Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj
Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njejtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet.
Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.
Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.
Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!
Pa frikë, por me kujdes të shtuar!
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...
Trump thotë se një marrëveshje për Ukrainën është “më afër s...
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...