Komuna e Prizrenit angazhoi 78 punëtorë me kontrata të veçanta

08:21 | 22 Qershor 2018
V. S.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Komuna e Prizrenit kishte angazhuar 78 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta. Pagesa për këto shërbime është bërë nga kategoria “Mallra dhe shërbime”. Sipas Auditorit, nga tetë rastet e testuara, të gjitha kontratat janë lidhur për pozita të rregullta të punës si nëpunës arkivi, nëpunës në tatimin në pronë, nëpunës për shërbime me qytetarë, roje të pyllit, etj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Plot shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017 për Komunën e Prizrenit.

Sipas Auditorit, Komuna gjatë vitit 2017 kishte angazhuar 78 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta.

Pagesa për këto shërbime është bërë nga kategoria “Mallra dhe shërbime”.

Nga tetë rastet e testuara, të gjitha kontratat janë lidhur për pozita të rregullta të punës, nëpunës arkivi, nëpunës në tatimin në pronë, nëpunës për shërbime me qytetarë, roje të pyllit etj. e jo për ekspertë të fushave përkatëse.

Sipas Auditorit, mbulimi i pozitave të zakonshme me kontrata për shërbime të veçanta ndikon në rritjen e shpenzimeve të shërbimeve kontraktuese dhe shpenzimin e parregullt të buxhetit për këtë kategori./Zëri/