Komuna e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve për ndërprerje të kontratave të punës në Ndërmarrjen Publike Lokale “Ku’zina” Sh.A., duke sqaruar se bëhet fjalë për përfundimin e kontratave të përkohshme të lidhura me një projekt specifik.
“Punëtorët e angazhuar kanë qenë të përfshirë vetëm për këtë qëllim të përkohshëm dhe jo në funksion të përhershëm të ndërmarrjes. Përfundimi i këtyre kontratave është proces i zakonshëm që ndodh me përfundimin e një projekti të përkohshëm, dhe nuk ndikon në funksionimin e rregullt të ndërmarrjes.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Nga Komuna u theksua se ky është një proces i zakonshëm dhe nuk ndikon në funksionimin e rregullt të ndërmarrjes, e cila sipas tyre, po operon me kapacitete të plota dhe është në përgatitje për zgjerimin e shërbimeve ushqimore për qytetarët./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...