Komuna e Prishtinës, seancë të jshtëzakonshme për ndotjen e ajrit

11:46 | 29 Janar 2018

Për shkak të gjendjes alarmante sa i përket cilësisë së ajrit, të enjten do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Këtë e ka bërë të ditur Agim Kuleta, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, i cili ka thënë se mbledhja do të fillojë në orën 15:00.

“Për shkak të gjendjes alarmante sa i përket cilësisë së ajrit, në koordinim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kam thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të diskutuar lidhur me këtë çështje që sot përbën shqetësimin kryesor për secilin prej nesh.

Çështja e ndotjes është një çështje shumë komplekse që kërkon angazhimin e secilit prej nesh, qoftë si institucione, qoftë si qytetarë. Është një çështje që kërkon qasje sistematike dhe masa shumëdimensionale.

Prandaj, edhe duhet një koordinim i mirë i të gjitha institucioneve kompetente për ta adresuar sa më shpejt dhe sa më drejt këtë problem. Mbledhja e KK të Prishtinës, bazuar në afatet e rregulluara me ligj, do të mbahet të enjten në orën 15:00″, ka shkruar Kuleta në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara