Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se sot në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal kanë kaluar pakon ekonomike Prishtina 1.
“Së pari i falenderoj të gjithë asamblistët për gatishmërinë për të marr pjesë dhe votuar në mënyrë unanime në këtë seance”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar poashtu se gjatë ditëve në vijim do t’i prezantoj të gjitha pikat një nga një ndërsa ka publikuar një përmbledhje të kësaj pakoje.
Postimi i tij i plotë:
Sot në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, kemi kaluar pakon ekonomike Prishtina 1. Së pari i falenderoj të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të marr pjesë dhe votuar në mënyrë unanime në këtë seance. Diskutimet dhe propozimet shtesë ishin të mirëseardhura. Me këtë diskurs dëshmuan të gjitha partitë që në kohë të krizës jemi bashkë dhe jemi një institucion.
Gjatë ditëve në vijim do ti prezantoj të gjitha pikat një nga një por më poshtë e keni një përmbledhje.
Ju falemnderit
#rriNshpi

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë