Komuna e Prishtinës ka njoftuar se takimi me adoptuesit e qenve endacakë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me procesin e adoptimit dhe trajtimin e qenve endacakë.
Sipas njoftimit, në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Kryeqyteti dhe adoptues të qenve, mes të cilëve u diskutua:
• Monitorimi i Kushtet e Trajtimit të Qenve: Komisioni verifikues, përfshirë Drejtorin Brestovci, do të vizitojë adoptuesit periodikisht për të siguruar se qentë po trajtohen në mënyrë humane dhe të denjë.
• Procesin e Adoptimit: Drejtori i Kryeqytetit, z. Bekim Brestovci, i njoftoi adoptuesit për procedurat e adoptimit të qenve endacakë dhe u theksua se është obligim kontraktual të njoftohen menjëherë për çdo shqetesim te shendetit të qenve.
• Kushte të Duhura për Qentë në Familjet Adapatuese: U diskutua për nevojën që qentë të trajtohen dhe të vaksinohen rregullisht, si dhe për ruajtjen e kushteve të mira për shëndetin e tyre.
• Krijimi i Shoqatës së Adoptuesve: U propozua krijimi i një shoqate të adoptuesve. Kjo shoqatë do të ndihmojë në regjistrimin dhe mbështetje për adoptuesit.
“Kryeqyteti është angazhuar maksimalisht për trajtimin dhe mirëqenien e qenve endacakë. Ne po punojmë ngushtë me adoptuesit dhe shoqatat për të siguruar kushte të mira për qentë.”, thuhet në njoftim.
“Ju ftojme të gjithëve që të raportoni për çdo parregullësi që identifikoni.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet