Komuna e Mitrovicës në nivel të Kosovës ishte e fundit që ishte prekur nga COVID-19.
Mbrëmë Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vetëm një rast i ri me COVID-19 ishte regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, e ky rast ishte pikërisht nga Komuna e Mitrovicës.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj-Barani thotë për RTV Dukagjinin se të 14 të infektuarit nga Mitrovica kanë gjendje të mirë shëndetësore.
“Momentalisht vetëm një pacientë i prekur me COVID-19 nga Mitrovica ndërsa 13 të tjerët janë në trajtim shtëpiak”, tha ajo.
Hasanaj-Barani tregon se 13 pacientë janë nga fshati Rekë ndërsa një tjetër është me vendbanim në lagjen Ilirida të Mitrovicës.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës thotë se pavarësisht lehtësimit të masave të lëvizjes, qytetarët e kësaj komune kanë respektuar mirë rekomandimet e institucioneve.
“Qytetarët po mbajnë distancën, po respektojnë edhe rregullat tjera duke mbajtur edhe maska”, tha ndër të tjera Erseka Hasanaj-Barani.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja