Koalicioni NISM-AKR-PD e kalojnë pragun

19:48 | 6 Tetor 2019

Kreu i koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ka thënë se partia e tij ka arritur një rezultat shumë të mirë.

Ai ka thënë se kanë fituar shtatë deputetë dhe se po presin që të fitojnë edhe të 8-in.

“Kjo është një pjesë e procesit zgjedhor. Tashmë është procesi nën KQZ-në të administroj edhe këtë pjesë. Falënderoj votuesit. NISMA ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm. I kemi 7 deputetë, po luftojmë për deputetin e 8-të. NISMA do të jetë parti vendimtare për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Limaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara