Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë e ka marrë vesh nga familjarët e Gucatit, teksa KMDLNj ka thënë se Gucati nuk ishte lejuar të vizitohej as nga familjarët e tij.
“Mbrëmë , nga familjarë të Hysni Gucatit KMDLNj është informuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati tre orë”.
Në rastin e Hysni Gucatit KMDLNj –ë vlerëson se ka shkelja flagrante të të drejtave të njeriut përkatësisht mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë sikur që edhe mosdhënia e mundësive e trajtimit mjekësor jashtë qendrës ku mbahet tani. /arbresh.info/
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...