Klinaku: Kosova po ngutet me urime ndaj Biden

23:09 | 7 Nëntor 2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas urimeve që politikanët e Kosovës po i bëjnë Joe Bidenit për fitoren në SHBA.

Ai tha se Kosova po ngutet me urime, teksa shton se në Amerikë mund të ketë betejë ligjore per fitore të Biden apo Trump.

“Si duket në Amerikë do të ketë betejë ligjore për fitore të Biden apo Trump, e Kosova ngutet me urime!”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Lajmet më të lexuara