Autoritetet serbe në momentet e fundit ia kanë refuzuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit kërkesën për të hyrë në Serbi, për ta vizituar Novi Pazarin. Gazeta Express ka siguruar përgjigjën në të cilën serbët refuzojnë hyrjen e Pacollit në Sanxhak.
Ndryshe nga deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetërorë të Serbisë, në përgjigjen me shkrim, autoritetet serbe i përgjigjen Zyrës së BE’së në Kosovë se ‘me keqardhje’, mund t’ia aprovojnë kërkesën e Pacollit për hyrje në Serbi.
“Lidhur me kërkesën për ta vizituar Novi Pazarin dhe fshatin Pester, më 21-22 korrik, fatkeqësisht s’mund të ju përgjigjemi pozitivisht”.

Në këtë përgjigje, autoritetet serbe nuk kanë dhënë asnjë arsye pse po e bëjnë këtë ndalesë, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, deklaroi se Pacolli do të mund të hynte si qytetar i zakonshëm, por jo edhe si zyrtar i lartë i Kosovës.
Ndërsa kryediplomati kosovar, si i tillë kishte marrë ftesë nga kryetari i Këshillit të Skanxhakut, Sylejman Uglanin, për të vizituar Sanxhakun gjatë kësaj fundjave.
Pacollit ishte përgatitur që të nisej në Serbi dhe të hynte nga pika kufitare në Bërnjak pasi deri mëngjesin e sotëm nuk kishte marrë përgjigje nga Serbia. Dhe, marrëveshja për Lëvizjen e Lirë e nënshkruar në Bruksel, parasheh se në momentin kur nuk njëra palë nuk merr përgjigje nga pala tjetër, i bie se e kanë të aprovuar vizitën.
Pas ndalimit që iu bë, ministri i Jashtëm tha për Express se edhe Kosova do të përdorë reciprocitet ndaj vizitave të zyrtarëve serbë.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...