Kjo është gjendja e nxënësit që ra nga kati i dytë i shkollës në Pejë

21:12 | 11 Janar 2022

Nga Spitali kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e nxënësit që ra nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora tha se ai ka pësuar disa fraktura, dhe se të njëjtit i janë bërë analizat, dhe është intubuar dhe po mjekohet në Intenziv.

“Nga Peja është sjellë një i ri i cili është rrëzuar nga një lartësi sipas të dhënave të marr nga familja, nga një lartësi prej katit të dytë, në këtë rast ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, kemi fraktura të regjionit frontal, gjithashtu prezencën e ajrit në pjesën trurore, dhe gjakderdhje të lehta, dhe gjithashtu kemi fraktura të pjesëve të sipërme, dhe të poshtme. Pacientit i janë bërë të gjitha analizat dhe është intubuar dhe pritet të dërgohet në mjekim intenziv”, tha Bajgora për Kanal10.

Bajgora po ashtu tha se gjendja është e rëndë për të gjithë pacientët.

Lajmet më të lexuara