Kjo është gjendja e dy të plagosurve dje nga grabitësit në Mramor

12:59 | 9 Mars 2021

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka dhënë detaje në lidhje me dy të plagosurit gjatë ditës së djeshme.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një tentim-grabitjen në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, ku u plagosën dy persona, shkruan Arbresh.info.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për arbresh.Info ka thënë se një nga të plagosurit është në intensiv,  ndërkaq tjetri  është në gjendje stabile.

“Zyra për informim ju njofton se njeri nga te plagosurit është  në intensive, pas intervenimit kirurgjik nga kirurget torkal. Sipas mjekeve për momentin ka gjendje stabile.  Ndërsa aktualisht tjetri është ne kirurgji torakale, i cili po vazhdon trajtimin jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara