KIE: Kosova vazhdon të renditet lart në indeksin për liritë ekonomike

13:24 | 17 Korrik 2018

Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) duke u bazuar në raportin e fundit për liritë ekonomike botërore nga Fondacioni Heritage mirëpret faktin Kosovës është renditur e dyta në rajon.

Në vendin 56 në renditjen botërore si dhe në vendin 27 në mesin e 44 vendeve në rajonin e Europës, njofton Klan Kosova.

“Këta indikatorë tregojnë se në Kosovë po punohet në drejtimin e duhur dhe sidomos që ka pasur përmirësime në aspektin e reformave fiskale”.

“Megjithatë, KIE bënë thirrje institucioneve relevante që të vazhdojë punën e përbashkët dhe intensifikimin e dialogut me përfaqësues të sektorit privat në mënyrë që të përmirësojmë edhe aspektet tjera ku ka ngecje siç janë integrimi global ekonomik, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, furnizimi i qëndrueshëm me energji, sundimi i ligjit, si dhe respektimi i kontratave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara