Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të KFOR-it, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në një gurore pranë Kaçanikut.
Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).
“Ky angazhim i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar së bashku me institucionet lokale, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik
Drita nderon në derbi Almir Ajzerajn
Provimi i jurisprudencës, Mickoski thotë se shumë shpejt do ...
Tensionet politike në Serbi, Vuçiq: Është e mundur që së shp...