Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran (LMT) kanë shprehur interesim të veçantë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, gjatë një takimi të zhvilluar sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Në këtë takim, kryeprokurori Kryeziu falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it zviceran për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, duke vlerësuar rolin e tyre në përmbushjen e misionit në Kosovë.
Gjatë takimit, Kryeziu i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, sfidat dhe prioritetet aktuale, si dhe objektivat e ardhshme në përmbushjen e detyrave ligjore dhe kushtetuese.
Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën interes të veçantë për sfidat me të cilat përballet prokuroria, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit me institucionet e tjera të drejtësisë, rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e prokurorisë.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte trajtimi i rasteve të korrupsionit, përfshirë rastet kur në këto vepra penale dyshohet për përfshirjen e zyrtarëve policorë, veprat penale ndërkufitare, sfidat në ndjekjen e tyre, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.
Po ashtu, u diskutua edhe për kapacitetet logjistike dhe pajisjet teknike të nevojshme për ndërmarrjen e veprimeve hetimore efektive.
Në përmbyllje të takimit, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Prizren, me synim forcimin e sundimit të ligjit, ruajtjen e stabilitetit dhe kontribuimin e mëtejshëm në sigurimin e paqes në rajon.
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...