Ushtarët italianë nga togu inxhinier i Komandës Rajonale Perëndim, kanë zhvilluar një sërë inspektimesh në disa ura në komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë.
Sipas njoftimit, ky aktivitet bie brenda mundësive të njësive të inxhinierëve për të mbështetur lëvizshmërinë në zonë, shkruan Arbresh.info.
“Ndërgjegjësimi për situatën përgjatë linjave të komunikimit është shumë i rëndësishëm për suksesin e operacioneve”, ka thënë KFOR.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Arbresh.info/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave