Sipas Prishtina Weather të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, vranësira dhe reshje të dobëta bore. Ditën e diel, pas mëngjesit me ngrica, pasdite kalimi i një sistemi frontal sjell sërish vranësira e mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.
Të hënën vranësirat do të shtohen e në mbrëmje priten së pari të reshura shiu, që më pas nga e marta me rënie të temperaturave shndërrohen në borë.
Vende-vende reshjet e borës mund të jenë më intensive që formojnë edhe një shtresë të konsiderueshme bore.
Temperaturat do të jenë të ndryshueshme në ditët vijuese. Minimalet zbresin në -1C e -7C, ndërsa maksimalet pas një rënie të shtunën në 1C, nga dita e diel rriten në 4C e 5C, për të pësuar rënie ditën e martë edhe në 1C.
Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, të shtunën edhe mesatare 5-10m/s, e ditën e hënë e lehtë nga juglindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies më të thellë në fillim të javës së ardhshme./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen