Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se këtë javë do të procedohen për aprovim në Qeveri, dy projekt-udhëzimet për mbështetjen financiare për të akuzuarit potencial dhe familjarët e tyre, nga Gjykata Speciale.
Në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për KALLXO.com, nuk është bërë e ditur shuma e buxhetit që do të ndahet nga Qeveria për të akuzuarit e Speciales, por vetëm thuhet se draftet e dy Udhëzimeve Administrative janë përgatitur.
‘’Në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur draftet e Udhëzimeve administrative: 1. Projekt Udhëzimin Administrativ për mbrojtjen juridike të personave potencialisht të akuzuar në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara; 2. Projekt Udhëzimin Administrativ për mbështetjen e nevojshme financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, për shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...