Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush

12:10 | 9 Qershor 2026
E.G

Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas përditësimit të fundit në platformë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, del që deri në ora 11:40 janë numëruar mbi 22 për qind e kutive të votimit për kandidatët për deputetë.

Megjithatë, deri më tani, disa kandidatë për deputetë kanë qenë të pafat, pasi kanë marrë zero vota.

Bëhet fjalë për Lulzim Vaniqin nga PSA, Hajriz Hajrizin dhe Adriana Abazin nga Ashkalitë e Bashkuar, Ibro Feka nga Partia Liberale Egjiptiane, si dhe Axhije Berisha dhe Valdete Gashi nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale