Këshilli Prokurorial e mban mbledhjen e radhës, e miraton planin vjetor të punës për 2025-ën

17:58 | 3 Prill 2025
E.H

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot takimin e 265-të, i cili ishte i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj.

KPK njofton se janë miratuar një mori pikash, ndër to edhe plani vjetor i punës së KPK-së për vitin 2025.

Më poshtë i keni pikat e plota që janë miratuar:

– Aprovoi kërkesën e Autoritetit Kompetent të Prokurorisë Themelore në Prizren për fillimin e hetimeve në rastin AD.nr.4/25 dhe themeloi Panelin hetimor për këtë rast disiplinor ndaj një prokurori;

– Miratoi Raportin Vjetor për zbatimin e Planit të veprimit të Planit strategjik të sistemit prokurorial të Kosovës për vitin 2022-2024;

– Miratoi Planin Vjetor të Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2025;

– Emëroi prokurorin Shukri Jashari në detyrën e anëtarit të Këshillit Drejtues në Akademinë e Drejtësisë nga radhët e prokurorëve të prokurorive themelore;

– Miratoi Raportin e Komisionit për Transferim dhe Avancim dhe avancoi prokurorin Anton Hasanaj në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjakovë;

– Miratoi Raportin Përmbledhës të Vlerësimit Vjetor nga kryeprokurorët për prokurorët e shtetit për vitin 2024./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale