Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri njëherësh kreu i diplomacisë, Behgjet Pacolli foli për terminalin VIP në Aeroportin e Prishtinës, raporton portali arbresh.info
Ai ka kërkuar që të rregullohet ky terminal pa shtyrje të afateve e të mos lihet pas dore.
“Ne sot para terminalit VIP shohim një situatë kaotike dhe unë e pata ngrit këtë çështje dhe unë kisha dashur që pa shtyrje të afateve të rregullohet dhe të mos lihet pas dore, sepse Kosova e meriton një imazh më të mirë”, është shprehur zëvendëskryeministri i parë.
Për këtë çështje u përgjigj ministri Lekaj duke thënë se janë dakorduar me drejtorin që të ndërtohet sa më shpejtë objekti për VIP./arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...