Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se do të kërkojnë nga qeveria e Ramush Haradinaj të shfuqizojnë vendimin për ndarjen e Mitrovicës.
“Ne se shpejti do të mbajmë një Kuvend dhe do t’i drejtojmë Qeverisë që vendimi për ndarjen e Mitrovicës të shfuqizohet, dhe Mitrovica të jetë një,” deklarohet Bahtiri nga Kulla e Isa Boletinit.
Bahtiri i ka kërkuar qytetarëve në veri, të jenë të qetë dhe të mos bien pre e kriminelëve.
“Festa e 28 Nëntorit na i lidh tri ngjarje të rëndësishme. Ne sot jemi në një situatë jo të volitshme sepse i kemi disa ngjarje dhe i lus gjithë qytetarët që banojnë në veri që të jenë të qetë dhe mos të bien pre e kriminelëve sepse na duhet të jemi të qet dhe stabil pavarësisht se kujt i takojmë,” shprehet Bahtiri./arbresh.info/
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit