Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit R.M., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës, ka keqpërdorë detyrën zyrtare, duke regjistruar persona në sistemin elektronik të gjendjes civile, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh nga data 05.07.2022. /arbresh.info/
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...