Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunës në familje, xhudistin Akil Gjakova.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën. Nesër mbahet seanca në Gjykatën Themelore të Pejës”, ka thënë Nikçi.
Kujtojmë se mbrëmë xhudisti Gjakova është dorëzuar në Policinë e Kosovës pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”./Arbresh.info
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës