Policia e Kosovës ka përditësuar njoftimin për vrasjen e trefishtë në Gjilan, duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra si persona të dyshuar.
Mefail Shkodra, recidivist i një sërë veprash penale, tash e një kohë është emër i njohur për organet e sigurisë. Edhe bashkëvendësit e tij e njohin si fajdexhi, veprimtari kjo e jashtëligjshme.
Fajdeja siç quhet në masë, ka marrë përmasa shqetësuese në shumë komuna të vendit.
Marrja e këtyre kredive të zeza vjen me një sërë rreziqesh, që nga zhvatja nëpërmjet interesit të lartë e deri te kërcënimet, dhuna e edhe vrasja.
Për pasojat e kësaj dukurie, ekskluzivisht në emisionin “Uniformat Blu” në RTK gjatë këtij viti ka folur një nga viktimat.
Policia ka ndërmarrë një sërë veprimesh për veprën penale të fajdesë, ku edhe janë arrestuar mbi 40 persona.
Megjithëkëtë, lufta kundër fajdesë thuhet se duhet të intensifikohet.
Njohës të drejtësisë thonë se fajdeja ka avancuar si dukuri.
Evidencat e policisë vënë në pah se nga janari deri në qershor të këtij viti janë regjistruar mbi 12 mijë e 700 vepra penale, të kryera në tërë territorin e vendit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...