Një zyrtar policor në Mitrovicë, ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale.
Mesazhet kërcënuese i janë bërë në gjuhën serbe.
Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 18:39 dhe menjëherë është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“KANOSJE Mitrovicë Jugu 24.05.2025-18:39. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se në rrjete sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...