Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur lajmin për njohjen ng Kenia.
Me anë të një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen e tij për Presidentin e Kenias, William Ruto, dhe popullin kenian për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Hoxhaj gjithashtu ka falënderuar ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces diplomatik.
“Kenia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës! Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe krijimin e miqësive të reja. Falënderim i veçantë për Presidentin William Ruto dhe popullin kenian për mbështetjen e tyre. Po ashtu, mirënjohje për kontributin e madh të ish-Presidentit Behgjet Pacolli në këtë proces!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit