Përpos deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës për mundësin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda një kohe të shkurtër, të njëjtit mendim janë edhe parti nga opozita.
Sipas deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, gatishmëria për zgjedhje është e pranishme për më tepër se një vit.
“Ne ka më shuam se një vit që jemi gati për zgjedhjet dhe sa më shpejtë që mbahen , shpëton Kosova, nga këta hajdut”, ka thënë Berisha.
Berisha ka ritheksuar se në koalicion parazgjedhor janë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se nuk shohin arsye të jenë me dikë tjetër tani për tani.
“Ne jemi në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe s’kemi arsye të jemi me ata që e kanë falimentuar shtetin, koalicioni PDK-LDK, është koalicion i interesave të ngushta jo për Kosovën dhe është çudi se si ka zgjatur kaq shumë”, ka përfunduar Berisha.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme deputetë të PDK-në kanë theksuar se janë ta gatshëm për zgjedhje se nëse koalicioni qeverisës nuk realizon ato për çfarë i ka dhënë besimin qytetari i Kosovës, atëherë duhet thënë se është koha e fundit e tyre.
OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë ...
KQZ vendos për rinumërimin e 914 nga 2,557 vendvotime nga zg...
Policia e Kosovës arreston shtetasin e huaj, ishte i kërkuar...
Spiropali njofton vizitë në Kiev gjatë javës: Krimet barbare...
Termokos: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngr...
Pacolli uron një fillim të mbarë të këtij viti nga Parisi