Kelmendi: Turqia po lobon në njohjen e Kosovës

10:23 | 28 Prill 2017

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se zgjedhja e Erdoganit si President i Turqisë është mese e duhura, pasi që sipas tij Turqia po lobon në njohjen e Republikës së Kosovës.

“Duke pasur  parasysh politikën e Erdoganit përball Kosovës edhe nga periudha kur ka qenë kryeministër dhe president në periudhën e fundit, është e mirëseardhur fitorja e tij në Republikën e Turqisë ngase Erdogani dhe qeverisja e tij, udhëheqja e tij kanë dëshmuar se është ndër aleatët kryesorë të vendit tonë, që së bashku me SHBA-të kanë njohur ndër të parët pavarësinë e  vendit dhe janë duke lobuar në vazhdimësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet tjera. Po ashtu Turqia gjatë tërë këtyre viteve ka dëshmuar se ka mbështetur ekonomikisht Kosovën por edhe në fusha tjera. Kosova si shtet i ri ka nevojë për mbështetje ekonomike por edhe në fusha tjera dhe mbi të gjitha ka nevojë për një lobim ndërkombëtar  ngase ne e dimë, që fatkeqësisht vendi jonë është i njohur vetëm nga 111 vende tjera të botës ndërsa ne presim që ta plotësojmë kuotën që të anëtarësohemi në OKB”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij fitorja e Erdoganit do të reflektoj jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe Ballkan.

“Fitorja e tij do tëreflektojë pozitivisht jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin  ngase një Turqi e fortë, stabile do ti kontribuoj paqes në ballkon, rajon pse jo edhe më gjerë. Mos të harrojmë se Turqia është njëra ndër vendet me rrezikshmërinë më të lartë të ekspozuar nga sulmet terroriste, por një udhëheqje e drejtë, e fuqishme nga presidenti aktual Erdogan ka rezultuar ti reduktojë ato sulme dhe ta mbaj një balancë stabiliteti në rajon”, ka thënë ai./V.B/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale