KEDS: Ne nuk e ndalëm rrymën te Pallati i Drejtësisë

15:38 | 8 Qershor 2021

Në disa media sot është raportuar se në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parapara për sot.

KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.

“Pra, sa i përket anës tonë gjithçka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr çdo aludim të pasaktë”, thuhet në sqarimin e KEDS./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara