KEDS ka abuzuar me pozitë dominuese në këto çështje

13:40 | 4 Dhjetor 2020

Autoriteti i Konkurrencës ka filluar zyrtarisht procedurat për hetimin ndaj ndërmarrjeve KEDS dhe KESKO të cilat operojnë në tregun e energjisë elektrike.

Kreu i këtij institucioni, Valon Prestreshi tha se dyshohet se këto ndërmarrje kanë shkelur nenet 4 dhe 11 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, raporton arbresh.info

“Gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun e energjisë elektrike, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ngritur dyshime se ndërmarrjet KEDS dhe KESCO kanë bërë marrëveshje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar dhe kanë abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke rënë ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, përkatësisht nenet 4 dhe 11”, tha ai.

“Më konkretisht, AKK, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun e energjisë elektrike, ka vërejtur se pala në procedurë, KEDS, ka abuzuar me pozitën dominuese, duke:

    1. a) Krijuar pengesa për hyrje në treg ndaj Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE)
    2. b) Duke kërkuar nga BRE-të por edhe investitorët e tjerë, që në rastet kur ata bëjnë investime në trafo-stacione, ato investime dhe prona ku gjendet trafo-stacioni të barten në pronësi të ndërmarrjes KEDS
    3. c) Duke vendosur kufizime në pajisje apo produkte që nevojiten për t’u kyçur në sistemin e shpërndarjes, duke kërkuar nga investitori që të gjitha pajisjet që nevojiten që instalohen të jenë të një marke të pranueshme për KEDS si dhe të kenë teste të tipit të duhur sipas procedurave të brendshme të KEDS”, tha Prestreshi./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara