Instituti Demokratik i Kosovës të martën ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë barna 174.9 për qind më shtrenjtë duke i ikur blerjes së barnave alternative.
Sipas një njoftimi nga KDI-ja, SHSKUK-ja nuk ka respektuar dispozitën në kuadër të Listës së Barnave Esenciale, e që ia lejon SHSKUK-së të furnizohet me cilindo produkt brenda një kategorie farmakologjike, nëse ilaçi në fjalë ka të shenjëzuar një simbol të katrorit, shkruan Arbresh.info.
KDI-ja ka thënë se SHSKUK-ja ka blerë ilaçin “Rivaroxaban” më 19 maj të këtij viti duke mos pranuar oferta të barnave alternative.
“Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 174.9% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€”, thuhet në një njoftim të KD-së.
Sipas këtij njoftimi, në tenderin për furnizim me këtë ilaç, më 19 gusht 2020, pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertomi me barna alternative, SHSKUK-ja nuk kishte lejuar ofertim të tillë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe grupi hartues i Listës Esenciale e theksojnë rëndësinë e përdorimit e barnave ose produkteve alternative nga Autoritetet Kontraktuese, ngaqë kështu rritet konkurrenca brenda klasave të njëjta terapeutike, dhe menaxhohet më mirë shpenzimi i parasë publike”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/

BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...