Derisa Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet edhe pas tentimit të gjashtë, meqë partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se është koha që presidentja të thërrasë në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth një zgjidhjeje të mundshme.
“KDI beson se është koha që presidentja e vendit të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme. Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Sipas këtij instituti që monitoron punën e legjislativit, Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një cikël sipas tyre, absurd seancash çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.
“Mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që siguron shumicën dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, e ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë”, thuhet tutje aty.
Sipas KDI-së, Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj, të funksionalitetit të Kuvendit.
“Prandaj, ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik, dhe aq më pak për të justifikuar një status-quo të paarsyeshme. Nëse procedurat shndërrohen në arsyetim për bllokadën, atëherë problemi kërkon adresim në nivel politik – jo vetëm teknik”, thotë KDI-ja.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për të katërtën herë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare e cila as në katër tentime nuk arriti të marr votat e mjaftueshme për të qenë në krye të Kuvendit.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë