Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 9 Dhjetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar dy aktivitete të ndara, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foton më të mirë në kuadër të garës #hanhankorrupsioni në Prishtinë si dhe garën për karikaturën më të mirë që shpërfaq elemente të korrupsionit, që u zhvillua në Prizren, transmeton arbresh.info.
Nëpërmjet këtyre garave, qytetarët patën rastin që nëpërmjet veprave të artit të shfaqin pasojat që korrupsioni po i sjell shoqërisë kosovare në të gjithë sektorët si shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ambient, prokurim publik etj.
Nëpërmjet jurisë profesionale KDI, ka bërë ndarjen e çmimeve për tri fotografitë më të mira dhe tri karikaturat më të mira.
Këto aktivitete janë përkrahur nga programi i USAID-it dhe komuna./arbresh.info/.

Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës