Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shprehur shqetësimin lidhur me krizën politike në vend. KDI ka theksuar se organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe atyre lokale në të njëjtën ditë është i papranueshëm për shoqërinë civile.
“Theksuam se për ne si shoqëri civile, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njejtën ditë është i papranueshëm,” thuhet në njoftimin e KDI-së.
KDI ka deklaruar se mbetet e përkushtuar për të ofruar kontribut në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak, por edhe me qytetarët, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik dhe institucional në vend.
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...